Bukuria trupore e personave VIP, falë dietave.

Dieta VIP

Nga Leontina Nika

Shumica e personave të njohur publik si këngëtarë, biznesmen, politikan dhe njerëz nga fusha të ndryshme të artit, janë në formë të duhur trupore jo falë natyrës, por falë dietave që ata i janë nënshtruar te dietologia Blerina Bombaj. Megjithëse Bombaj nga ana e saj nuk preferon të rrëfej emra konkret falë profesionit, ajo pohon se “në qendrën e saj vijnë kryesisht njerëz të njohur publik dhe që kanë para, sepse ata jo vetëm që marrin këshilla, por edhe ushqehen me ushqime distike, gjë që nuk mund ta bëjnë të gjithë personat dhe nëse ata nuk ndodhen brenda Tiranës, përsëri janë shumë të rregullt në mbajtjen e dietës, ata nuk harrojnë të telefonojnë të besuarën e tyre, Blerinën për t’u këshilluar për ushqimin që do të konsumojnë”. Pas një hulumtimi arritëm të  gjejmë jo pak, por një listë emrash shumë të njohur që kanë arritur forma trupore të admirueshme, si këngëtarja Jonida Maliqi, Ardit Gjebrea, stilistët Enada  at’ Nikolla,  Joni Peçi …, por jo vetëm artistët, por edhe politikanët kanë filluar të tregojnë një kujdesie të madhe estetike, të tillë janë çifti i politikanëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Sokol Olldashi, si dhe analisti i njohur Blendi Fevziu,  i cili mesa duket është më korrekti për mbajtjen e dietës, pasi edhe në një lokal luksoz si Sheratoni është parë duke ngrënë ushqim distik, i ardhur enkas për të nga qendra dietologjie e Blerina Bombaj.  Por këta persona vip kanë arritur të bien 4-5 kg në javë. Jo duke kopjuar dietat e miqve. Por duke ndjekur një program special, ku mjekët vënë vulën e tyre,  kjo nuk është pak. Për disa quhet fat. Mund të ushqehen, të hanë gjithçka, të mos heqin dorë nga asnjë lloj shijeje, madje as nga makaronat apo ëmbëlsirat, e megjithatë të mos shëndoshen. Sigurisht, fatin e një metabolizmi të përkryer nuk e kanë të gjithë. Dhe kur metabolizmin nuk e kemi të tillë, atëherë na duhet të shkojmë drejt zgjedhjes: ose të paushqyera, ose me kile të tepërta dhe të lumtur. A jemi me të vërtetë të detyruara ta bëjmë? Ndoshta jo. Sepse metodat më të fundit dietike mbështeten në parimin që trupi ka nevojë për të gjitha llojet e ushqimeve. Por edhe shija duhet kënaqur. Prandaj dhe kanë lindur dietat e programuara. Ato lloje dietash, të cilat nuk mund t’i përdorësh pasi ke dëgjuar se tek një mikesha jote mund të kenë qenë të efektshme. Thjesht, sepse në trupin tënd nuk mund të funksionojnë po njëlloj. Po si mund të gjendet dieta e duhur. Rrëmimet në internet nuk mjaftojnë. Nuk mjaftojnë edhe në rastet kur arrin të gjesh një dietë nga ato që quhen të specializuara, kur pasi t’i shënon peshën trupore dhe gjatësinë, të shfaqet në ekran ajo që thuhet se është dieta e përshtatshme për ty. Vetëm një mjek dietolog e di se çfarë duhet për trupin tënd, sa është sasia e kalorive, proteinave apo yndyrave që duhet të konsumosh në ditë, që në fund fare të arrish rezultatin e pritur. Të biesh në peshë, apo të mbash trupin në formë. për mjeken-dietologe, Blerina Bombaj, një dietë nuk mund të zgjidhet kurrsesi në mënyrë të rastësishme, duke kopjuar ndonjë formulë të gatshme apo duke përshtatur receta, që dikujt mund t’i kenë rezultuar të suksesshme. Sepse duke qenë mjeke, ajo e di që trupat reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj dietave të ndryshme. Ashtu siç e di mirë se ushqimi i tepërt e i pakontrolluar nuk sjell vetëm probleme estetike, por edhe shëndetësore. “Mënyra e të jetuarit sot, ritmi i përshpejtuar, intensiteti, pasiviteti fizik dhe mbi të gjitha shpërfillja e rëndësisë së ushqimit, kanë një pasojë të pashmangshme: obezitetin. Ky nuk është thjesht një problem estetik, sepse obeziteti sjell pasoja të pashmangshme, siç janë sëmundjet: diabeti, problemet kardiovaskulare e deri tek pagjumësia dhe sindromi i lodhjes kronike”. Pikërisht për këtë arsye, mjekja-dietologe Blerina Bombaj këshillon kujdes mbi mënyrën e të ushqyerit. Është e rëndësishme të dimë ta zgjedhim ushqimin që hamë. “Metodat e sotme të dobësimit dhe të ushqyerit të shëndetshëm janë krijuar mbi bazën e kërkimeve më të fundit shkencore në fushën e mjekësisë, dietologjisë dhe teknologjisë ushqimore, duke adoptuar njëkohësisht zgjidhjet e zgjuara të gastronomisë, për një ushqim sa më të shijshëm dhe të lehtë”, – thotë Bombaj, e cila pas një eksperience të gjatë në Greqi si mjeke në qendra të ndryshme dietike, ka vendosur të hapë edhe vetë një të tillë qendër në Tiranë. “E kam quajtur “Health & Diet”, për të treguar se dietat që ne ofrojmë, përveçse të ndihmojnë për të pasur një trup estetikisht të bukur, janë mbi të gjitha një mundësi e mirë për ushqim të shëndetshëm”.Dieta e  Vip-ve: (shoqërohet normalisht me bukë të zezë)E hënë: Mish viçiDreka: Sallatë me zarzavate të ndryshmeMish viçi me pure të freskët, ose oriz, ose makaronaDarka: Dy sallata të ndryshme KosE martë: Mish i grirëDreka:SallatëSpeca ose patëllxhanë, ose kunguj të mbushur, ose pastiço, ose lazanja, ose qofte, ose pure patateDarka:Kis Loren me kërpudha ose patëllxhanëSallatëKosE mërkurë dhe e premte: Gatime pa mishDreka:Bizele ose mashurka, pasta, rizoto, fasule, thjerrëza, presh, bamje, lazanja me kunguj, ose patëllxhan Darka:Byrek me zarzavate të freskëta Sallatë Kos E enjte: Mish gici ose pule Dreka: Sallatë Mish gici tasqebap, kineze, frikase ose rosto, apo pulë me kuskus, zarzavate të ndryshme, patate ose oriz Darka; Sallatë Burani Kos E shtunë:Sallatë Peshk me zarzavate të ziera në avull, ose me spinaq, apo rizoto Darka: Supë Minestrone Sallatë Kos. 

Spekter
About these ads

Rreth dietoblogu

Studente e vitit te trete '' Gazetari''.
Ky zë u postua te Dieto-VIP. Faqeruani permalidhjen.

2 Përgjigje te Bukuria trupore e personave VIP, falë dietave.

  1. kristina thotë:

    me pelqen me shume forma trupore e jonida maliqit.asaj i ka bere efekt dieta :)

  2. pami thotë:

    sa shume vipa qe paska…. dhe une qe mendoja se merreshin me palester…..

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s